Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti numri i bizneseve fillestare të regjistruara i kalon 34,239. Kjo shifër është rreth 130 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014 ose rreth 105 % më shumë se totali i vitit 2014 (16,731).
I njëjti burim zyrtar thotë për “Monitor.al” se vetëm gjatë muajit tetor u regjistruan 4,122 biznese ose 3 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë(1,363).
Nëse do t’i referoheshim të dhënave për periudhën Korrik – Tetor 2015 ( kur nisi edhe fushata e qeverisë për formalizimin e biznsesit) janë regjistruar 25,374 subjekte ose 5.7 herë më shumë se viti 2014.
E ndërsa regjistrimet janë rritur me ritme të larta, të dhënat e ofruara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit flasin për më pak çregjistrime. Gjatë periudhës janar-tetor të këitj viti u çregjistruan 3,303 biznese ose 0.4% më pak krahasuar me vitin 2014 ku shifra ishte 3,317.
Ndërkaq kanë hyrë në fuqi edhe procedurat e reja të regjistrimit të biznesit, me futjen e shërbimeve online. /Marrë nga Monitor/
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)