Mbi 41 milionë të infektuar me Covid-19. SHBA, rekord ditor infektimesh 

Mbi 41 milionë të infektuar me Covid-19. SHBA, rekord ditor infektimesh 

Ditë pas dite rritet bilanci i të infektuarve në botë ku deri tani janë konfirmuar deri  në 41.57 milionë persona, ndërsa ai i viktimave u rrit me mbi 1.13 milion, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku 24 orët e fundit janë shënuar mbi 445 mijë e 400 raste.

SHBA, thyen rekordin e rasteve ditore, duke regjistruar mbi 84 mijë infektime, ndërkohë që janë regjistruar 8.5 milionë të prekur nga fillimi i pandemisë dhe mbi 224 mijë të vdekur.

India,  vendi i dytë më i prekur në botë,  shënoi 54 mijë e 360 raste, duke arritur në 7.7 milionë të prekur.

Ndërsa në vendet e Amerikës Latine llogariten 10.8 milionë të infektuar, me Brazilin që është shteti më i prekur dhe njëkohësisht i treti në botë.

Në Evropë, epidemia e koronavirusit ka hyrë tanimë zyrtarisht në fazën e dytë me spitale të tejmbushur dhe me një rritje të paparashikueshme të numrit të të infektuarve.  

Franca dhe Spanja pas rritjeve rekord të ditëve të fundit kanë arritur të tejkalojnë shifrat e një milonë rasteve.

Italia, vendi i cili në valën e parë të pandemisë shënoi rritjen më të madhe të rasteve ka regjistruar mbi 19 mijë raste të reja në 24 orët e fundit,  duke regjistruar tanimë  mbi 480 mijë raste nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë  që rajonet e Lombardisë, Lacios, Kampanias dhe Kalabrisë kanë vendosur shtetrrethimin, gjatë natës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit