COVID/ Mbërrijnë mbi 45 mijë doza të vaksinës Pfizer! Rama: Qytetarët të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit për t'u vaksinuar

COVID/ Mbërrijnë mbi 45 mijë doza të vaksinës Pfizer! Rama: Qytetarët të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit për t'u vaksinuar

45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin 'Nënë Tereza' duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama.

"1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t'u vaksinuar ndaj COVID-19", shkruan Rama.

Ndërkaq rastet e reja me COVID, kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 182 raste të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, nga 3046 testime të kryera në mbarë vendin. Ndërkohë një 73-vjeçare nga Tirana nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës