Mbi 480 mijë vepra arti ekspozohen online, muzeu i Luvrit ‘hap dyert’ falas për të gjithë artdashësit

Mbi 480 mijë vepra arti ekspozohen online, muzeu i Luvrit ‘hap dyert’ falas për të gjithë artdashësit

Francë- Tani mund të shohim thesaret e muzeut të Louvrit përmes telefonit!

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, ka vendosur të gjithë koleksionin e tij të artit në internet.

Më shumë se 480,000 mijë vepra arti janë tashmë në dispozicion të publikut, në çdo kohë dhe falas.

Veprat më të famshme botërore si “Mona Lisa” dhe “Venus de Milo”, mund të adhurohen tashmë nga të gjithë artdashësit, pa kushte.

“Për herë të parë, çdokush mund të shoh të gjithë koleksionin tonë, nga kompjuteri ose smartphone, falas. Tani jeni vetëm një klik larg”, tha Drejtori i Louvrit Jean-Luc Martinez.

Muzeu më i famshëm dhe më i madh në botë, Louvri, ka qëndruar i mbyllur gjatë valës së parë të pandemisë dhe është hapur për një kohë të shkurtër gjatë verës.

Aktualisht po qëndron i mbyllur për vizitorët për shkak te numrit të lartë të infektimeve dhe viktimave që po përballet Franca.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren