Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel: Program kombëtar për depistimin e çdo gruaje 50-69 vjeç, mos neglizhoni shëndetin

Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel: Program kombëtar për depistimin e çdo gruaje 50-69 vjeç, mos neglizhoni shëndetin

Mninstrja Ogerta Manastirliu gjate aktivitetit

Elbasan- “Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, ka qënë ky mesazhi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale nga marshimi që u zhvilluan në Elbasan nga organizata YWCA në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale të cilët janë pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimi të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit. Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminojmë më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se tashmë për të gjitha gratë herceptina, një nga terapitë më të kushtueshme, sigurohet 100% falas nga shteti. “Trajtimi i sëmundjeve tumorale dhe posaçërisht trajtimi për kancerin e gjirit ka qenë një prioritet i qeverisë shqiptare. Kemi arritur që të mbulojmë me terapi të targetuara siç është terapia e herceptinës për çdo grua që trajtohet me këto terapi, jo vetëm në Tiranë, por edhe në 7 njësi të kimioterapisë në spitalet rajonale, sepse qëllimi ynë është që qytetarët ti marrin shërbimet shëndetësore afër vendbanimit dhe ti marrin shërbimet falas për terapitë e tumoreve, të cilat janë bërë të mundura falë rritjes së financimit për sistemin shëndetësor dhe rritjes së financimit për trajtimin e tumoreve”, tha Manastirliu. 
 
Teksa përgëzoi Majlindën, nënë e dy fëmijëve që ka fituar betejën me këtë sëmundje të vështirë Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.
 “Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali I Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale”, tha Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë