Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti që goditi Turqinë, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura! 184 ndërtues të arrestuar, 600 nën hetim

Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti që goditi Turqinë, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura! 184 ndërtues të arrestuar, 600 nën hetim

Ndërtesa të shembura nga tërmeti në Turqi

Më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit. Të shtunën, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave janë arrestuar tashmë.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000 viktima.   Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi - dy javë më parë ku autoritetet bënë me dije se ishin lëshuar 113 urdhër-arreste. Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet.

Më shumë se 160,00 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën. Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:17
FOTO/ Pallati u anua me gjithë themele pa iu thyer asnjë xham, ndërtesa në Turqi kthehet në atraksion turistik

 

Pallati 5 katësh i anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë në 6 shkurt, është kthyer së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman.

Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. Gjithashtu, të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Sot, godina ku ata dikur banonin është kthyer në atraksion turistik. Të gjithë ata që kalojnë aty ndalojnë për të bërë foto. Madje ka nga ata që marrin posaçërisht rrugën për të pasur një foto me “pallatin shembullor”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë