SHBA- Vazhdojnë rekordet negative në botë për sa i përket pandemisë së COVID-19, me SHBA-në në krye të listës së “zezë”.
Ditën e djeshme presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe zvëndëspresidentja Harris, si dhe të gjithë amerikanët mbajtën një minutë heshtje në nderë të të gjithë viktimat që kanë humbur jetën nga COVID-19. Numri total i viktimave ka shkuar 512.590 në të gjithë vendin.
Përpara heshtjes, Joe Biden mbajti një fjalim tepër të ndjerë nga Shtëpia e Bardhë, duke shprehur keqardhje e tij të thellë për familjarët dhe personat që kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
"Sot ne shënojmë një moment me të vërtetë të zymtë, pikëllues 512.590 të vdekur. Janë më shumë amerikanë që kanë vdekur brenda një viti në këtë pandemi sesa në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Vietnamit së bashku", tha Presidenti Biden në një fjalim emocional të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
"Si vend, ne nuk mund ta pranojmë një fat kaq të egër. Edhe pse e kemi luftuar këtë pandemi për kaq kohë, ne duhet të rezistojmë dhe të mos bëhemi të pandjeshëm ndaj trishtimit," shtoi Biden.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, masave shtrënguese anti-COVID dhe vazhdimit të fushatës së vaksinimit, ende në SHBA situata epidemiologjike nuk është stabilizuar.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.1%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34