Mbi 600 emigrantë të paligjshëm janë kapur në Kakavijë prej fillimit të vitit! Në pranga 26 të arrestuar që tentuan t'i ndihmonin kundrejt parave (VIDEO)

648 emigrantë të jashtëligjshëm janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës prej fillimit të 2022 deri më 17 prill, një shifër kjo në rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku u kapën 311 emigrantë.

Policia njofton se po ashtu se janë goditur 19 raste të veprës penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", me 26 shtetas të arrestuar, 7 të shpallur në kërkim, 4 të proceduar penalisht.

Operacionet për kapjen e emigrantëve të jashtëligjshëm janë kryer nga FRONTEX në bashkëpunim me Policinë Shqiptare.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 19/04/2022 04:18

    Keta te paligjshmit nuk jane per selfie dhe propogande, te shkretet. Por per rezultate policie. Nuk jep cmim as Hilary per keto helbete nuk plotesojne standartin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën