TIRANE - Përplasjet mes Ministrisë se Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore te Tiranës lëne pa dëftesa mijëra nxënës te kryeqytetit. 71 mije fëmije te shkollave te Tiranës, ende nuk kane marre dëftesën e notave. Mungesa e këtij dokumenti pengon çdo lëvizje te nxënësve për tu regjistruar ne shkolla dhe Universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas kontratës me Ministrinë e Arsimit dhe shtëpinë botuese qe ka fituar tenderin per dëftesat dhe diplomat e nxënësve, këto materiale duhet te prodhohen e shpërndahen brenda datës 5 korrik. Botuesit deklarojnë se janë ne pritje te dizenjimit  te certifikatës nga Ministria e Arsimit, qe ne gjithë vendin janë 14 mije te tilla.

Megjithatë sipas tyre mungesa e këtij dokumenti,  nuk duhet te bllokoje shpërndarjen e mijëra dëftesave te tjera. Ministria e Arsimit nuk ka pranuar te jape sqarime për qëndrimin e Drejtorisë Arsimore te Tiranës ndërsa po punon për mbylljen e modelit te certifikatës qe mungon. Pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurt, mijëra nxënës po penalizohen për kapriçot e dy institucioneve arsimore ne vend.

Marrë nga "Vizion Plus"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)