Mbi 9 mijë efektivë të policisë të vaksinuar, Manastirliu: Do të zbresim fashën për vaksinimin masiv në +60 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të efektivëve të policisë bashkiake, në pikën e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku është duke përfunduar vaksinimi i të gjithë uniformave blu.

“Ne kemi filluar tashmë prej ditësh me efektivët e policisë së shtetit. E kemi shtrirë edhe tek policia bashkiake. Janë tashmë më shumë se 9 mijë efektivë të policisë që janë vaksinuar. Dhe ky është padyshim një sukses sepse në një kohë shumë të shpejtë po arrijmë të mbrojmë shumë qytetarë të rrezikuar të shërbimeve kritike por padyshim edhe gjyshet dhe gjyshërit, të cilët kanë një vit që kanë përballuar jo vetëm stres, por edhe një izolim social nga kjo pandemi”, deklaroi Manastirliu.

Duke nënvizuar se objektivi është vaksinimi i 500 mijë qyetarëve brenda muajit Maj, Manastirliu ka bërë me dije se 100,000 dozat e vaksinës së kompanisë Sinovac, të mbërritura dje, do të shpërndahen në gjithë vendin, për të filluar vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç.

“Dje kanë mbërritur -pas asaj ngjarje të paprecedent që ndodhi dy ditë më pare- 100 mijë vaksina të Sinovac, të cilat pas gjithë procedurave verifikuese, do të shpërndahen në territor, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar, për të vijuar vaksinimin masiv, duke zbritur në grupmoshë dhe duke vijuar me +65 vjeç dhe +60 vjeç me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar vaksinimin e policisë bashkiake, Kryetari I Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohje për punën e stafeve mjekësore.

“Një punë heroike e këtyre njerëzve, që ndoshta ata kanë punën më të stresuar dhe kanë 1/10 e rrogës. Dhe këtu është padrejtësia, kanë 1/10 e rrogës të atyre që i zë stresi nga 5 mijë euro në muaj. Dhe për ta jam shumë krenar. Kjo është Shqipëria e vërtetë. E atyre njerëzve që punojnë kokëulur, që shërbejnë, që e kuptojnë që tani jemi në luftë. Që e kuptojnë që qeveria në momentin e parë që kishte mundësi i rrit rrogat nga 40%”, tha Veliaj.

Deri tani janë kryer 242,719 vaksinime për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias. Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389.540 doza të vaksinave antiCOVID19, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milion doza.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Veliaj në vaksinimin e policisë bashkiake: Një punë heroike njerëzish, që paguhen me 1/10 e rrogës së atyre që në kulmin e krizës zgjedhin të sabotojnë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu asistuan sot në procesin e vaksinimit të një prej kategorive më të riskuara nga pandemia e Covid-19, punonjësve të policisë bashkiake në kryeqytet.

“Jam shumë krenar për të gjithë mjekët, infermierët, deri tek vaksinatorja në fshatin më të largët! Është një punë heroike njerëzish, që ndoshta kanë stresin më të madh, por paguhen me 1/10 e rrogës së atyre që në momentin më të vështirë dhe në krizën më të madhe që po përballon vendi gjejnë momentin të sabotojnë,” tha Veliaj.

“Policët bashkiakë, ashtu si dhe policët e shtetit janë ata që përballen me cfarëdo çudirash e problematika njerëzish dhe situatash që realisht prodhojnë stres. Ka politikanë që vijnë dhe rrihen me policët siç ka dhe politikanë që vijnë dhe shërojnë policinë. Ne kemi nevojë për ata që mbështesin dhe që shërojnë dhe jo për ata që rrahin edhe që dhunojnë policinë. Ne kemi respekt për uniformën, përfaqëson shtetin shqiptar pavarësisht kush është në pushtet. Politika që shëron është gjithmonë fituese mbi politikën që rreh, që dhunon dhe që shkatërron,” tha Veliaj.

Në radhët e Policia Bashkiake numërohen deri më tani më shumë se 9 mijë efektivë të vaksinuar, ose 70% e efektivëve në total.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 09/04/2021 20:26

    Pra kjo qenka loja. 15 mije police shteti, 5 mije bashkie dhe nja 20 mije ushtrie. Pra 40 mije per 2 minimumi, 80 mije vota ne xhep???? Thesi miellit u zvendesua me vaksine. Keni gjetur kos, u lumte, lyeni dhebsurratin e pasem tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë