Një seri transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, i kanë çuar Ergys Agasit mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t. Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij por dhe të Ermal Beqirit dhe të tjerëve të lidhur me procedurat dhe garat në AKSHI, përmes shoqërisë së tij “EA Solution”, Agasi “ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike "Soft & Solution" sh.p.k., në pronësi të Beqirajt, “Fastech" sh.p.k. të Andis Papës dhe "First" sh.p.k. të Gëzim Hoxhës.
Në dosjen që Report Tv e disponon, thuhet se këto përfitime kanë qenë sipas hetimit pagesë ryshfeti si rrjedhojë e paracaktimit të operatorëve ekonomik fitues në procedura prokurimi të zhvilluara nga AKSHI.
Ndërsa EA Solution, nuk rezulton të ketë kryer asnjë shërbim konkret, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha, i kanë qëndruar deklarimeve të dhëna më herët, se këto pagesa i kanë bërë në favor të shoqërisë EA Solution, pasi një fakt i tillë i është propozuar nga Ermal Beqiri.
Konkretisht rezulton se shoqëria EA Solution, ka përfituar nga opëratorët ekonomikë “Soft & Solution" shpk; "Fastech" shpk dhe "First" shpk, 855.204.527 lekë (afro 8.9 milion euro me kursin aktual) si dhe 470 mijë euro.
Në total është kredituar shuma prej 100 148 000 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023 - 2025.
Në total është kredituar shuma prej 220 831 200 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2025.
Në total është kredituar shuma prej 470 441 Euro, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2024.
Në total është kredituar shuma prej 123 629 664 lekë, nga subjekti First shpk, përgjatë vitit 2024.
Më datë 28.01.2025 është kredituar shuma prej 174 834 120 lekë, nga subjekti Fastech shpk.
Nga kqyrja e të dhënave në sistemin CATS rezulton se subjekti EA Solution shpk ka faturuar shitje ndaj subjektit Fastech shpk për periudhën Dhjetor 2024 - Shtator 2025, shumën prej 235 761 543 lekë
Lajmi kryesor:
Dosja 'AKSHI'/ 11 mln euro dhe verëra të shtrenjta, shpërblime për Ergys Agasin! Për të, Ermal Beqirin e 6 të tjerë, shtohet dhe akuza e korrupsionit











