Mbi trotuarë dhe kundravajtje! KUJDES nga shoferët e rrezikshëm në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka shpërndarë videon e disa shoferëve të automjeteve që kanë bërë shkelje të rrezikshme për jetën e përdoruesve të rrugës. Një makinë që ecën në korsinë të kundërt, dhe të tjera që udhëtojnë mbi trotuar. Automjetet në shkelje janë konstatuar nga efektivët rrugorë të cilët i kanë gjobitur për kundravajtjet përkatëse.

"Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të mjetit, janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.

 Shofer që si duhet askujt 
 Automjet që përdoret si armë 

Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar 
Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112
", shkruan Policia e Tiranës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së