Laçi e ka mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League kundër Petrocub.
Në Moldavi skuadra shqiptare e pati shumë të vështirë pasi që në minutën e 28 mbeti me një lojtar më pak për shkak se Spahiu u ndëshkua me të kuq. Në vijim Laçi i Shpëtim Duros mendoi vetëm për mbrojtjen dhe rrezikoi jo pak ta pësonte, por në fund mori një rezultat pozitiv duke parë edhe situatën se si shkoi.
Kualifikimi do të vuloset janën e ardshme kur moldavët të udhëtojnë në Elbasan Arena për tu përballur me Laçin në ndeshjen e kthimit.
Nje bravo per 10 lojtaret qe nuk u dorezun plus trajnerin e shkelqyeshem Duro.Ekip i vogel por me zemer te madhe,barazim heroik me albiter te shitun kundra!
Përgjigju