Mbikëqyrës për Aleppon e rrënuar
Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot

Mbikëqyrës për Aleppon e rrënuar<br />Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot
Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot nëse duhet të dërgojë apo jo një përfaqësi mbikëqyrësish në qytetin e shkatërruar nga lufta, në Aleppo.

 Franca ka propozuar që zyrtarët duhet të monitorojnë përpjekjet për evakuim dhe të raportojnë mbi mbrojtjen e civilëve.

Shumë banorë mbeten ende të bllokuar në zonën lindore të qytetit, në temperatura tepër të ulëta dhe në kushte të rrezikshme, në pritje për t’u shpëtuar nga ekipet e evakuimit. Plani për t’i zhvendosur civilët nga këto zona u shkel të premten, megjithatë raportime të fundit thonë se të dyja palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re.

Mounir Hakimi, kreu i Ndihmës siriane, tha për BBC-në se organizata bamirëse ishte duke pritur që disa prej civilëve të evakuuar t’i drejtonin nga kufiri siriano-turk.

“Jemi në pritje të arritjes së një marrëveshjeje të re, - tha ai. - Lajmi që kam për sot është se marrëveshja është arritur 6 orë më parë dhe se ekipi është gati”.

Ndërkohë, ekzistojnë shqetësime se mocioni i Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrësit të pengohet nga Rusia, një aleate e presidentit të Sirisë, e njëkohësisht edhe një anëtar me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.

Moska ka vendosur veton në 6 rezoluta të mëparshme për Sirinë, që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011. Franca shpërndau një projektrezolutë mbrëmjen e së premtes, ku theksonte se Këshilli është “i alarmuar” nga kriza gjithnjë e më e keqe humanitare në Aleppo, aty ku “dhjetëra mijëra njerëz” janë në rrezik.

Të paktën 6.000 persona janë larguar nga lindja e Aleppos gjatë armëpushimit të brishtë të së enjtes, por operacioni u ndal vetëm një ditë më vonë. Qyteti i rrethuar, i mbajtur nën kontrollin e rebelëve anti-Assad prej 4 vitesh, pa gjatë javëve të fundit avancimet më të mëdha të forcave qeveritare të mbështetura edhe nga sulmet ajrore ruse, apo edhe nga Irani.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës