Mbikëqyrja e Shërbimeve
Informative, Prokuroria: Rezerva

Mbikëqyrja e Shërbimeve <br />Informative, Prokuroria: Rezerva
TIRANE- Komisioni i Sigurisë filloi sot seancat dëgjimore me kreun e SHISH, Visho Likën dhe Prokuria e Përgjithshme si dhe me Kozara Katin, përfaqësuesen e shoqërisë civile, për projekt-ligjin për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative të sigurisë.

Ky pr/ligj i depozituar në Kuvend nga Leonard Demi parashikon ngritjen e një nënkomisioni hetimor, i cili do të drejtohet nga opozita dhe do të ketë si funksion mbikqyrjen mbi të gjitha shërbimet e inteligjencës në vend.

Duke iu referuar përmbajtjes së projekt-ligjit, përfaqësuesit e këtyre institucioneve në komision, kanë vlerësuar se duhet ndërhyrë për të ndryshuar pika të caktuara të tij.

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika tha se “jemi të kënaqur me ligjin” por shtoi se është e nevojshme që projekt-ligji të përcaktojë në mënyrë decizive se si do te veproje vetë nënkomisioni gjatë mbikëqyrjes.

"Nuk është përcaktuar saktë fusha e zbatimit të ligjit që është neni 3, pika 1, duke e keqorientuar vetë ligjin. Qëllimi dhe zbatimi i ligjit nuk është vetëm për të verifikuar se si zbatohen procedura të veçanta të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm. Kjo do të ishte vetëm një pjesë e detyrës së nënkomisionit, e cila lidhet më shumë me moslejimin e shkeljes së të drejtave të njeriut" tha kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, duke shtuar se "drafti që është bërë tani, është bërë përpara se të bëheshin amendimet e ligjit 91 57 për përgjimet elektronike, prandaj ka edhe një lloj mospërputhje"

Edhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano shprehu rezerva dhe shtroi kërkesën për ndryshim të atyre neneve që cënojnë pavarësinë e prokurorisë së Përgjithshme.

“Kemi rezerva për ligjin. Neni 1 dhe 3 del jashtë objektit të nënkomisionit...Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji. Ndjekja penale është atribut i Prokurorisë së Përgjithshme të përcaktuar me Kushetetutë dhe nuk është objekt i insitucionit të Shërbimit informative... Për nenin 14 e 16 përmbajtja cënon pavarësinë e institucionit të prokurorisë”- tha Thoma Jano.

Ndërkaq përfaqësues të OJF-ve, duke konstatuar përplasje mes neneve të këtij projket-ligji, janë përqëndruar në rëndësinë e moscënimit të të drejtave të njeriut.

Kryetari i komisionit Leonard Demi u shpreh se do merren në konsideratë vërejtjet.

Ky ligj parashikohet të rregullojë mbikqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë të Republikës së Shqipërisë. Ai paraqet përbërjen, kompetencat, detyrat dhe metodologjinë e punës së organit mbikqyrës, i cili ka autoritetin që të mbikqyrë këto organizata, marrëdhëniet e tyre me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë , Qeverinë e Republikës së Shqipërisë , ministrat, autoritete të tjera shtetërore dhe me organizata ose individë të tjerë

Ndërkohë që mbledhjen e djeshme, ky komision miratoi vetëm me votat e mazhorancës, pr/ligjin për armët, ligj ky që është kundërshtuar fort nga opozita duke e konsideruar si klientelist të qeverisë që po bëhet para fushatës zgjedhore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai