Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Madh të Farkës. Kryebashkiaku Veliaj ndau lajmin e mirë se në pranverë hapet Parku i Liqenit të Farkës, hapësira e gjelbër më e madhe në kryeqytet. Veliaj nuk kursye as mesazhin politik, ndërsa theksoi se të shash është më kollaj se sa të veprosh.
“Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i Liqenit të Tiranës. Ftesa për të gjithë është: Të shash është kollaj, të marrësh një lopatë është pak më e vështirë, se do pak përgatitje, do një planifikim, do edhe sigurisht ca shoke shoqe, që të bëni një aksion mbjellje. Jam shumë i inkurajuar që planin tonë për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 e kemi thuajse në mes, kështu që shumë shpejt, besoj në javët ardhshme, ne do kapim shifrën e një milionë pemëve të evidentuara”, tha Veliaj.
Pedonalja që rrethon liqenin e Farkës do të shërbejë edhe për stërvitjen e sportistëve të kryeqytetit, sidomos këtë vit kur Tirana mban titullin “Qyteti Europian i Sportit”.
“Parku i Farkës do jetë pa dyshim investimi më i madh i Tiranës së gjelbër për këtë vit dhe çfarë koincidence ideale që përkon me Tiranën, Qyteti Europian i Sportit, ku ne vërtet duam që, siç kemi filluar me Triathlonën, një pjesë e maratonës kalon këtu, një pjesë e turit çiklistik kalon këtu, ndaj duam që ta animojmë me pafundësi aktivitetesh, që të kemi mundësi, që njerëzit edhe ta njohin parkun e Farkës, por edhe të ulim dhe të shfryjmë pak fluksin e jashtëzakonshëm që kemi tek Parku i Liqenit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Në fund kryebashkiaku ftoi qytetarët që të mos harrojnë fushatën e mbjelljes së pemëve, dhe të kontribuojnë për qytetin, siç po bëjnë çunat dhe gocat e Universitetit Bujqësor dhe çunat e gocat e Farkës, që në fund të 2030-ës të arrihet qëllimi i mbjelljes së 2 milionë pemëve.
“Mbill edhe ti një pemë dhe Tirana bëhet më e gjelbër, falë edhe asaj pemës që ka mbjellë secili prej nesh. Ftesa për të gjithë është: Të shash është kollaj, të marrësh një lopatë është pak më e vështirë, se do pak përgatitje, do një planifikim, do edhe sigurisht ca shoke shoqe, që të bëni një aksion mbjellje. Jam shumë i inkurajuar që planin tonë për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 e kemi thuajse në mes, kështu që shumë shpejt, besoj në javët ardhshme, ne do kapim shifrën e një milionë pemëve të evidentuara”, përfundoi Veliaj.
Po ti e ke mbush farken dhe liqenin plot me leje vilash o i pafytyre! Pse nuk e ke dhene intervisten me vilat mbrapa apo mezi e gjete ate cep ku nuk duken ndertimet. Njeri i keq e demagog
Përgjigju100 % dakord me ju.Ku eshte Farka,ku eshte Tirana! Ne fshatra e zona perreth duhen mbjelle peme,por me teper brenda ne kryeqytet,se njerezit nuk kane kohe te shkojne ne fund te botes per te shijuar parqet.Dhe mjaft e quajte Farken pjese te kryeqytetit edhe pse eshte zgjeruar.Farka eshte vetem pjese e rajonit ose rrethit te Tiranes,jo e kryeqytetit brenda.Farka mbetet fshat.ose zone,qe ne kohen e Xhaxhit askush nuk shkonte vullnetarisht te jetonte dhe sot pse banohet nga te ardhur e ndonje zengjin i ri,nuk ja ndryshojne faktin qe eshte vetem fshat e zone,as rrethine e kryeqytetit.
PërgjigjuOre ,Mbill pemë në Tiranë ,ça Farke???!!! Mbushe Liqenin e Mbill pemë e zgjerojë Parkun poshtë Liqenit edhe poshtë Digës aty te Pishinat e Ish klubi Dinamo ...
Përgjigju