Në Parkun Kombëtar të Shebenikut janë shtuar fidanë të rinj gështenje dhe qershie të egër. Ky hap për pyllëzimin e parkut, u ndërmor nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan dhe organizata Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama shpërndau një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet grupi i përbashkët duke mbjellë fidanët.
Sipas kreut të qeverisë, çdo fidan i mbjellë është një hap më shumë për mbrojtjen e ekosistemeve natyrore dhe për të ardhmen e gjelbër.
Komento
Komente











