VIDEO/ Mbillnin kanabis, në pranga daja e nipi në Shkodër! I riu kërcënoi policinë me armë zjarri që të mos asgjësonin bimën

SHKODËR- Gjergj Mhilli dhe Florjan Kola, daja dhe nipi i tij janë vënë në pranga këtë të shtunë nga policia e Shkodrës për kultivim kanabisi. Policia sekuestroi dy armë zjarri dhe 1300 bimë narkotike.

I riu Florjan Kola kërcënoi edhe policinë me armë zjarri teksa këta të fundit ishin duke kryer kontroll në banesën e dajës së tij për të shmangur asgjësimin e bimës narkotike që e kishin mbjellë  të dy. Kur pa që policia po hynte në banesën e dajës së tij, ai ka nxituar t’i kërcënonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë