TIRANË - Ministria e Drejtësisë do të dërgojë në mbledhjen më të afërt të qeverisë një amnisti, ku priten të përfitojnë të paktën 1 mijë të burgosur.
Sipas burimeve të TCH, bëhet fjalë për të burgosur, të cilëve u kanë mbetur edhe pak kohë burg, ose janë duke kryer dënime për vepra penale të lehta.
Një nga arsyet, që Ministria e Drejtësisë pritet ta kërkojë këtë amnisti, mbetet fakti i mbipopullimeve të burgjeve në vend.
Shqipëria është e detyruar të tërheqë nga vendet e Bashkimit Europian një numër të madh të burgosurish shqiptarë.
Deri tani, kthimi i tyre në Shqipëri nuk bëhet i mundur për shkak të numrit të lartë të të burgosurve që vendi ka.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com