Vesel Rizvanolli, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, në një takim të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, për krijimin e hapsirave sportive, ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka një studim të detajuar për këtë sëmundje të re, por sipas tij shifrat janë të frikshme. "Mungesa e hapsirave publike dhe mos kryerja e aktiviteteve fizike, po çojnë në rritjen e fëmijëve dhe të rinjve obezë', - ka deklaruar rektori i Sporteve, Vesel Rizvanolli, i cili kërkoi që të investohet për krijimin e hapsirave sportive, pasi çdo investim në sport ul deri në katërfish investimet në shëndetësi.
Sipas tij fëmijët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet sportive në ditë, ndërsa të rrriturit, të paktën deri në 30 minuta. "Të rriten investimet në ambientet sportive të shkollave, ku të rinjtë të kenë mundësi të luajnë edhe pas mësimit", - ka thënë Rizvanolli, i cili ka vënë theksin se problme mbeten edhe e investimet e pakta në ambientet sportive ku zhvillohen sporte të veçanta, ku nuk mund të marrin pjesë një përqindje e lartë e qytetarëve.