Greqia pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin e saj me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku mbi 12.000 emigrantë janë bllokuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre. Guvernatori i rajonit të Maqedonisë Qendrore të Greqisë kërkoi veprim nga Athina zyrtare.
"Ish Republika Jugosllave duhet të hap menjëherë kufijtë dhe Bashkimi Evropian duhet të zbatojë masa të ashpra kundër vendeve që po mbyllin kufijtë " tha guvernatori, Apostolos Tzitzikostas.
Austria dhe vendet përgjatë rrugës së Ballkanit kanë imponuar kufizime në kufijtë e tyre, duke kufizuar numrat që lejojnë futjen e emigrantëve, duke krijuar kështu një mbipopullim të kampeve të emigrantëve në Greqi.
Nga ana tjetër BE-ja dhe Turqia do të diskutojnë të hënën në një samit emergjent, mënyrën se sit ë frenojnë fluksin e emigrantëve. Sipas analistëve Greqia duket se do të mbetet një dhomë pritjeje për mijëra emigrant të tjerë edhe gjatë këtij muaji.
UNHCR-ja, Agjencia për Refugjatë në OKB, ka paralajmëruar se Evropës po mbaron e kohës për të zgjidhur krizën.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ka propozuar një plan të detajuar me gjashtë pika për të menaxhuar situatën e emigrantëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarj.com)
/Shqiptarja.com