850 hektarë të mbjella me shalqi në Divjakë kanë hyrë në fazën e pjekjes masive, ç’ka ka shtuar ndjeshëm ofertën në tregjet lokale. Kjo ka sjellë rënien e menjëhershme të çmimeve. Aktualisht, në tregun e shumicës në Divjakë, shalqini shitet nga 7 deri në 10 lekë për kilogram, sipas cilësisë.
Temperaturat e larta dhe mungesa e kërkesës kanë krijuar teprica të mëdha në fushë.
Fermerët thonë se prej ditësh shkojnë në treg por pa arritur të shesin prodhimin e tyre, ndërsa një pjesë e shalqinit rrezikon të kalbet.
Mbi 34 pika grumbullimi në zonë po operojnë me kapacitete maksimale, ndërsa disa prej tyre kanë pezulluar aktivitetin. Sipas fermerëve, edhe eksporti nuk po arrin të thithë sasinë e prodhimit vendas, pasi tregjet jashtë vendit ofrojnë çmime më konkuruese.
Situata pritet të rëndohet edhe më tej, pasi në treg po dalin edhe prodhimet nga zonat e Imshtes dhe Tërbufit, duke tejmbushur tregun me shalqi.
Komente






