Mbiprodhimi/ Vaji ullirit mbetet pa shitur në Fier, fermerët: S’mbulojmë as shpenzimet

Në Cakran të Fierit prodhimi i ullinjve këtë vit është i mbarë. Tashmë me qindra kuintal vaj po prodhohet në fabrika, por fermerët nuk gjejnë tregje për ta shitur. Duket se tregtarët e shumicës nuk janë të interesuar për vajin e ullirit të paambalazhuar.

“Kam 300 kuintal vaj ulliri. Është cilësor, por nuk shitet. Sa kushton? 4 mijë lek është val luledielli, 4 mijë po e shesim dhe ne vajin e ullirit, por sërish nuk ecën”, tha një fermer.

Çmimi ka rënë me 400 lek/kg, ç’ka për fermerët është mund i shkuar dëm, pasi nuk mbulojnë dot shpenzimet.

“Unë kam 5 punëtorë për të vjelë ullinjtë. Ata duan lekët, fabrika do lekët, pelhrat kanë vajtur në qiell. Si t’ia bëjmë?!”, tha një tjetër.

Edhe pronari i fabrikës thotë se po punon me listë, pasi fermerët kanë hyrë në borxhe për të përpunuar ullinjtë.

“Fermerët s’kanë treg për të shitur vajin ndaj paguajnë dot fabrikën”.

Shitja në treg informal dhe pa ambalazh i vajit të ullirit është një problem i mbartur prej vitesh. Për shkak se ka superprodhim, vlera e vajit të ullirit në të gjithë vendin ka rënë. Në Cakran të Fierit një i vaj kushton vetëm 4 mijë lekë dhe fermrët thonë se ka mbetur stok, dhe më këtë cmim nuk mbulojnë as shpenzimet

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy