Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit
 vendoset në Kalanë e Lezhës

Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit<br /> vendoset në Kalanë e Lezhës
Një pllakatë e ngurtë me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit u vendos sot në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës. Mbishkrimi flet për rindërtimin e Kështjellës më 1522 nën kujdesin e feudalëve lokalë Skuraj.

Në të shkruhet tekstualisht: “Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar kete keshtjelle te bekuar, Zoti e perjetesofte mbreterimin e tij dhe i dhente jete te gjate. Me ndihmen e Dervish Muhamedi, i biri i Uzgur. Kryelarta, keshtjelle e forte e Sulejmanit. Viti 1928 ose me kalendarin Gregorian, viti 1522”.
Bëhet e ditur se mbishkrimi është zbuluar në vitet’70 nga prof Frano Prendi, dhe prej kohës së zbulimin e deri më sot ruhej  në muzeun etnografik të qytetit të Lezhës.
 
Foto që sjellim tregon momentin e vendosjes së këtij mbishkrimi në portën hyrëse të kalasë, ndërsa një reagim ka mbërritur nga arkeologia Etleva Nallbani, e cila prej shumë vitesh kryen ekspedita arkeologjike në këtë kala. Ajo ngre pyetjen mbi vendosjen e këtij mbishkrimi pikërisht në portën e kalasë dhe zbulon një skandal mbi dëmet që shkaktojnë banorët në ndërtimet pa leje në kala, makinat e të cilëve kalojnë mbi nekropol.
 
“A është vendi i duhur mbi portë?”, pyet Nallbani, për vendosjen e pllakës, ndërsa argumenton më tej.
 
“Del sikur i jepet rëndësi fazës osmane duke anashkaluar periudhat më të hershme, si ajo e shek 3 p.e.s., bizantinia e hershme dhe madje dhe veneciania. Nëse duam ta mbajmë përpikmërisht siç ka qenë, duhet vënë guri mbi portë. Por lind pyetja, siç ka qenë kur? Pra pse vendosim të kthehemi pas në histori dhe të marim si pikë referimi depozitimin e mbishkrimit në Muze? Nëse kalaja trajtohet si monument kulturor dhe historik (dhe është rasti, sikurse me gjithë kalatë e tjera), ajo mbart histori, mes saj dhe vitet e largimit të pllakës.
 
Ndërsa si qendrim ndaj një monumenti në rivlerësimin e tij, po ekziston dhe zgjidhja e paraqitjes së gurit gjetiu, në krah të monumentit apo në Muze. Nëse do i qëndronim parimit, aty ka qenë, aty të kthehet, atëherë duhet të linim gurin e Gaviarit mes gureve të tjerë të portës së Gaviarit e të mos e prezantonim më vehte”.

sulltan sulejmani kalaja lezhe

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror