Mbledhja e 2 qeverive në Prishtinë
Rama: Një popull, një ëndë

Mbledhja e 2 qeverive në Prishtinë<br />Rama: Një popull, një ëndë
Ditën e nesërme me datë 3 qershor në Kosovë do të zhvillohet mbledhja e tretë midis dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Kjo mbledhje është lajmëruar edhe nga një status i kryeministrit Rama në Faebook. Edi Rama ka shkruar: "Neser mbledhja e III e dy qeverive, me një bilanc për të bërë më shumë#ShqipëriaKosova, një popull një ëndërr’’.

Delegacioni shqiptar pritet të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 11:00, ndërkohë që mbledhja e dy qeverive do të nisë rreth orës 11:20. Pritet që nesër dy qeveritë të firmosin 7 marrëveshje ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e administratës publike, marrëveshjet për krijimin e qendrës së përbashkët trajnuese, etj.
 
Mbledhja do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për mediat nga dy kryeministrat, Edi Rama e Isa Mustafa. Gjatë konferencës do të lejohen gjithsej katër pyetje, dy për gazetarët nga Kosova dhe dy për ata nga Shqipëria. Pas përfundimit të konferencës kabinetet do të drekojnë së bashku, në praninë e disa përfaqësuesve që përfshijnë ambasadorë, këshilltarë dhe zyrtarë të tjerë. 

Redaksia Online
A.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi