Mbledhja e 2 qeverive, Rama:
Jetësojmë bashkimin përmes BE

Mbledhja e 2 qeverive, Rama:<br />Jetësojmë bashkimin përmes BE
KOSOVË-  Në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë sot në Prishtinë veç diskutimeve që kanë nisur për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, dy qeveritë firmosën 9 marrëveshje të reja në fusha të ndryshme.
 
Në një konferencë për emdiat pas përfundimit të takimit dy kryeministrat e cilësuan si një ndër frytet më të mira të dy evndeve arritjen e marrëveshjeve të Bashkëpunimit.
 
Kreu i kabinetit qeveritar të Kosoës Isa Mustafa deklaroi se deri dje bashkëpunimi mes dy qeverive ka qenë endërr, ndërsa sot është realitet. Kreu i qeverisë kosovare pohoi se në këto vite janë forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve, ndërsa do të vijohet më tej me këtë ritëm.



“Zoti Edi Rama është nder i veçantë që të kishim një mbledhje qeverie të përbashkët. Bashkëpunimi vëllazëror dhe investimi maksimal për të qenë së bashku është kërkesë e qytetarëve dhe detyrimi ynë. Deri dje që konsiderohej ëndërr e shqiptarëve sot është realitet dhe nesër do jetë model evropian. Sot qeveria e Kosovës del me bilanc para jush. Ne kemi forcuar ndjeshëm marrëdhëniet dhe me dokumentin për partneritetin strategjik. Në këtë aspekt kanë mbetur pak çështje që të adresohen, ndaj rezultatet janë të prekshme dhe kanë krijuar kushte që të avancohet më shumë. Sot kjo mbledhje solli risi në krijimin e mekanizmave për të bashkëpunuar. Përveç marrëveshjeve, sot nënshkruam dhe deklaratën e përbashkët. pasi konfirmuam angazhimin e përbashkët, ramë dakord që të ndërmarrim iniciativa konkrete për fusha bashkëpunimi. Pjesë e deklaratës janë hartimi i një kalendari dhe vijimi i projekteve të bashkëpunimit. Gjatë kësaj mbledhje ne prezantuam 7 marrëveshje që u nënshkruan sot. Vendet tona po avancojnë në axhendën e tyre europiane. Këto marrëveshje janë të rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve tona të bashkëpunimit”, tha Mustafa.

Ndërkohë që kryeministri Rama u ndal tek marrëveshjet e arritura ditën e sotme, duke u shprehur se synohet rritje e bashkëpunimit në nivel ekonomik e kulturor.
Thellohet bashkëpunimi në fushën ekonomike të financave, transportit, energjisë, ët mirëqeverisjes, administrimit publik, mjedisit. Lehtësimi i mëtejshëm i çdo procedure që e pengon rrjedhshmërinë e shkëmbimit mes njerëzve dhe mallrave është objektiv i patjetërsueshëm. Unifikimi i plotë i tregjeve tona janë korniza e këtij angazhimi”, tha Rama.

Në fjalën e tij Rama tha se takimi i sotëm konsolidon procesin drejt bashkimit kombëtar të parë.

“E gjithë ajo që ju patë sot është kurorëzimi i një punë të gjatë për të bashkërenduar dokumentet e marrëveshjeve, por edhe për të çuar përpara një plan strategjik bashkëpunimi, ndërveprimi, ekonomik, e kulturor, pasi ai politik është një ndërveprim që nuk ka munguar asnjë çast. Takimi i sotëm konsolidon procesin drejt bashkimit kombëtar të parë si integrim në funksion të modernizimit të dy shteteve tona, dhe integrimit të plotë në BE. Kjo ka një përmasë shumë konkrete të përditshme idesh, projektesh, instrumentesh, energjish të përbashkëta, që po jetësojnë dita ditës krijimin e hapësirës së njehsuar dhe modelin e bashkëpunimit mes nesh, por edhe për rajonin më gjerë.-theksoi kryeministri


(Fjala e plotë e kryeministrit Rama e Mustafa dhe ministrit Bushati)

Fjala e kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Takimi i tretë mes dy qeverive u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, e cila këtë herë ishte përshtatur për të pritur kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit

Delegacioni shqiptar mbërriti në Prishtinë rreth orës 11:00 ku u prit në nëj ceremoni zyrtare me dëgjimin e himneve nga kryeminsitri Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar.
 
Në hapje të takimit, kryeministri i Kosovës Mustafa tha se ky bashkëpunim ndërqeveritar i vlen shumë të dyja vendeve, pasi çon përpara proceset integruese, rruga e përbashkët e Kosovës dhe e Shqipërisë. 

Gazsjellësi TAP,  tha kryeministri Rama është prioritet i 2 vendeve duke shtuar se kemi krijuar treg të përbashkët bujqësor, "Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit, në 2015, 200 mln Euro shkëmbime tregtare. Do vendosim themelet mbarë- kombëtare,Shqipëria, avokate e fuqishme e Kosovës në NATO. Liberalizimi i vizave për Kosovën tha kryeminsitri shqiptar çliroi BE nga turpi, do bashkohemi në flamurin e BE"-tha kryeminstri


(Video)

mbledhja
(Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë tek Biblioteka e Prishtinës) FOTO


Zhvillimet nga mbledhja minutë pas minute

Ora 13:00
Dy kryeministrat në konferencë për mediat

 
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët dy kryeministrtat ai i Shqipërisë dhe i Kosovës bënë një rezyme të saj në një konferencë të përbashkët për mediat.
 
Në fjalën e tij mustafa tha se mbledhja ka dalë me rezultate të prekshme dhe se qeveritë kanë nënshkruar sot 7 marrëveshje të cilat priten të zbatohen
 
 "Deri dje ëndërr bashkëpunimi sot realitet, nesër model europian. Qeveritë dalin me bilanc pozitiv nga mbledhja e tretë. Gjatë kësaj periudhe kemi avancuar ndjeshëm mes dy vendeve. Rezultatet të prekshme të mira, sot patëm mbledhje rezultative, mbledhja solli risi në krijimin e mekanizmave në bashkëpunimin tonë të ardhshme. Përmes marrëveshjeve ramë dakord të krijojmë mekanizmin për zbatimin e marrëveshjeve"-tha Mustafa në fjalën e tij

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij