Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë, ne na taksojnë 100%, vetë heqin taksat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka bërë jehonë edhe në mediat serbe. Pas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet të diskutohen dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Këtë takim presidenti serb e ka quajtur si hipokrizi pasi sipas tij, "përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heqë kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike".
“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç i nervozuar.
Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkrahur këtë vendim të qeverisë së Kosovës. Kjo u bë e ditur përmes publikimit të një fotografie me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku mbishkrimi i kësaj fotografi ishte “100%”. E pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si provokim të ri dhe si vendim qesharak përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu dje, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka bërë të ditur se shumë shpejt në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë doganore.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40