Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-
Kosovë, ja angazhimet në kulturë

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-<br />Kosovë, ja angazhimet në kulturë
TIRANË - Me rastin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u takua me homologun, Memli Krasniqi.
 
Sipas njoftimit për shtyp të MK, ata diskutuan për vijimësinë e platformës së përbashkët të kalendarit artistik dhe detyrave të takimit të datës 21 nëntor 2013 në Tiranë.
 
Bashkëpunimi rajonal në fushën e kulturës theksohet si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, por edhe e vetë qeverisë së re të Shqipërisë.

Synimi në këtë pjesë do të nënkuptojë krijimin e një hapësire kulturore mbarëshqiptare, mbështetur në formë institucionale, ku hapësira kulturore e dy vendeve të trajtohet si një, por me më shumë qendra.
 
Në këto qendra, Tirana, Prishtina, por edhe të tjera, do të duhet të komunikojnë lirshëm veprat artistike dhe kultura. Nuk i duhet lënë më spontanitetit, qarkullimi i veprave artistike dhe kulturës.
 
ANGAZHIMET E PARA TË DY MINISTRIVE TË KULTURËS:
- Promovimi i veprës së plotë të Ali Podrimjes në bashkëpunim me Akademinë e shkencave të Kosovës.
- Kontakte me Akademinë e Shkencave të Kosovës për aktivitete të tjera të përbashkëta.
- Masa për prezantim të veçantë të botimeve nga Kosova në panairin e librit në Tiranë
- Ekspozita në Galerinë e Kombëtare e Rexhep Ferrit
- Prezantimi në Tiranë i shfaqjes “Shembja e kullës së Ajfelit”
- Promovime të disa librave me autor nga Kosova në sallën e Ministrisë së Kulturës
- Përfshirja e disa artistëve nga Kosova në konkursin e artit modern “Onufri” pranë Galerisë Kombëtare
- Fillimi i procesit të përafrimit të ligjeve për art kulturë, takim në nivel ekspertësh
- Fillimi i procesit për përpilimin e kalendarit të përbashkët – Takim në nivel Ministrash
- Pasqyrimi i jetës kulturore në Kosovë në faqen zyrtare të Facebookut të Ministrisës së Kulturës së Shqipërisë. Shumë shpejt pas mbledhjes së qeverive:
- Përgatitje për një takim të madh mes drejtuesve të institucioneve artistike Kosovë – Shqipëri për konkretizimin e kalendarit të përbashkët kulturor
- Fillimi i analizave për kujdes dhe veprim të përbashkët për trashëgiminë kulturore
- Debate kulturore të përbashkëta: Bashkëpunimi me rajonin dhe sidomos Kosovën në fushën e kulturës u evidentua qartë që në fillim të punës të titullarëve të rinj të Ministrisë së Kulturës, ku për herë të parë në strukturat e saj është përfshirë edhe posti i këshilltarit për rajonin. Një vendim ky që tregon për rëndësinë, që kanë politikat kulturore dhe jo vetëm të qeverisë së re, në raport me Kosovën, por edhe gjithë rajonin. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje