Një zotim ky i hershëm, sipas të cilit pritet të bëhet reforma e thellë në të gjithë dikasteret për të futur elementët e ri dhe bashkëkohorë në qeverisjen e vendit. Por dhe për të larguar militantët nga zyrat e shtetit. Njëherësh janë marrë dhe vendime shumë të rëndësishme.
Vendimi i parë ka qënë përcaktimi i fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në të njejtën kohë, duke pasur parasysh dhe shpenzimet marramendëse të kryeministrit të larguar Sali Berisha gjatë fushatës elektorale dhe më pas por dhe ndarjen e disa ministrive, është vendosur që të merret vendimi për përcaktimin e Fondit për funksionimin e ministrive të reja.
Gjatë mbledhjes së dytë, qeveria Rama mori dy vendime:
1 - përcaktimi i fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.
2 - përcaktimi i fondit për funksionimin e ministrive të reja.
Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pas përfundimit të vizitës dy ditore në Bruksel ku drejtuesit e institucioneve të larta të Bashkimit Europian thanë në një zë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë në parim mund të merret në dhjetor ndërsa i bënë apel për përshpejtimin e reformave pasi nuk ka kohë për të humbur.
Vetë Rama deklaroi angazhimin e qeverisë së tij për realizimin e reformave.
Nesër Rama do të udhëtojë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit.
MBLEDHJA E PARE ME 15 SHTATOR, DHE 3 VENDIMET E PARA
Më 15 shtator me të bërë betimin në Presidencë Rama zhvilloi mbledhjen e parë të qeverisë ku mori 3 vendimet e para të qeverisë:
-Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali;
-Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë
-Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.
Redaksia online
(j.k/e.s/sg/mag/shqiptarja.com)