Mbledhja e grupit, Rama: Në 2017
PS parti e re, në dhjetor kongresi

Mbledhja e grupit, Rama: Në 2017<br />PS parti e re, në dhjetor kongresi
Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentare pas një pushimi për shkak të zgjedhjeve lokale. Kryeministri Edi Rama ka qene vet i pranishëm në këtë mbledhje që u mbajt me dyer te mbyllura. 

Burime për A1 Report thonë se kryeministri në lidhje me zgjedhjet thanë se ishte një rezultat i kënaqshëm , por u fokusua me shumë në zgjedhjet e 2017, ku theksoi se PS do jetë një parti e ristrukturuar, një parti e re. gjithashtu kryeministri Rama ka shprehur edhe objektivin që e majta ka si synim të arrijë për tu shtuar në rreth 150 mijë anëtarë, nga 100 mijë që ka aktualisht.

Në lidhje me ristrukturimin e strukturave të partisë pritet që në dhjetor të këtij viti të mbahet edhe kongresi, kongres që ende nuk dihet nëse përvec strukturave do të zhvillojë edhe votimet për kreun e partisë. Gjithashtu Rama ka paraqitur gjithashtu edhe kritikat e tij lidhur me zgjedhjet dhe punën e drejtorëve gjatë fushatës elektorale duke thënë se shumë prej tyre që nuk kanë bërë punën siç duhet edhe mund të largohen.

Në mbledhjen e sotme mungonte deputeti Ben Blushi zëri kritik i së majtës. Ndërsa në lidhje me analizat e rezultatin kryeministri tha se do të jetë e detajuar në muajin shtator.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)