TIRANE- Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, pritet të paraqesë të hënën para deputetëve të tij, axhendën e PS-së për vitin 2015. Kreu socialist, mesditën e të hënës ka parashikuar që të mbledh grupin e tij parlamentar, ndërkohë që pasditen e 19 janarit në orën 17:00 do të fillojë edhe sesioni i ri parlamentar. Kalendari i përcaktuar tashmë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta së bashku me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve, prekin edhe një pjesë të axhendës që Rama ka për vitin 2015.