TIRANE-Prej orës 10:30 minuta po vijon mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë, ndërsa po verifikon kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese.

Thirrja e mbledhjes është bërë nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Presidenti Meta pak ditë më parë kaloi emrat e 32 kandidatëve pranë KED për 2 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e KED nuk kanë përfunduar ende procesin e vettingut, por trupa po shqyrton dosjen e 32 kandidatëve për në Gjykatën e Kushtetuese.

 

d.b/shqiptarja.com