ministria-e-drejtesise
-Ministria e Drejtësisë i quan të paligjshme vendimet e marra sot nga KLD-
TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll nje proces të nisur në mënyrë të kundërligjshëm.
Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, sqarohet se ky proces i kundraligjshmëm nisi që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfundoi me votimin e ditës së sotme që përveç se është në kundërshtim me ligjin, mbetet edhe i ndikuar politikisht, përsa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese njerëz që kanë shërbyer në funksione politike.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli prosecin e riorganizmit të gjykatave dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012 "Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit"", thuhet në njoftimin e Ministrisë.
"Pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ky gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë. Rasti në Gjykatën e Lushnjës përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, qe mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive.", vijon njoftimi.
Në fund të njoftimit për shtyp, Ministria e Drejtësisë në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të mënjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion. /a.ke/
/Shqiptarja.com