Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një deklaratë të shkurtër për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, u shpreh se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë, më 17 korrik.
Sipas Kadillit, PD ka nevojë për një frymë ndryshimi rrënjësor, ndërsa shtoi se momentet vështira që po kalon PD, duhen parë edhe si momente shprese dhe ndryshimi.
"Është ngritur komisioni i ndryshimeve statutore, është një proces që do kërkojë më tepër kohë. Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut. Thelbi i propozimeve të mia, që një pjesë reflektohen në statut janë të qarta, demokratizim më i thellë i partisë, shpërthim i skemës së ngushtë që kemi për seksionet dhe mënyrën si funksionon struktura e partisë, duke krijuar hapësirë për çdo iniciativë politike, rishikimi i raporteve me organizata partnere dhe përcaktimin e kauzave kryesore, rishikimi Kodit Zgjedhor, i Kushtetutës dhe Reforma në Drejtësi, Këto përmban manifesti politik. Ekziston gatishmëria për ta ndryshuar dhe ringritur, momentet e vështira duhen parë edhe si momente shprese dhe ndryshimi", tha Kadilli.
Lajmi kryesor:
Kryesia e PD miraton propozimet për rishikim të Statutit dhe analizën e hollësishme të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën, shqiptarët s'mund të presin deri në 2025 për rrëzimin e regjimit
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22