Mbledhja e parë 'hetimore', Elezi: 
Serveri i tatimeve problem që në 2011

Mbledhja e parë 'hetimore', Elezi: <br />Serveri i tatimeve problem që në 2011
TIRANE - Drejtoresha e Auditimeve në Ministrinë e Financave, Tatjan Elezi ka qenë dëshmitarja e parë që është pyetur sot nga Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve. Ajo ka deklaruar se ka disa memo, ku zyrtarisht janë shprehur shqetësime nga punonjësit e IT së tatimeve për sigurinë e serverit që në vitin 2011.

Ndërkaq deputetët e opozitës kanë ngritur problemin e aksesit në të dhënat personale dhe kopjimit të tyre nga ekspertë të jashtëm të kontraktuar nga Ministria e Financave për auditin.

Kryetari i Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, Arben Ristani tha se të dy audituesit e jashtëm që kanë ndërhyrë në Serverin e Tatimeve, kanë qenë në konflikt interesi.

“Renald Rista, shefi i IT-së, ju ka thënë se këta janë në konflikt interesi. Për Panajot Gjiknurin keni bërë verifikime. Për Florjan Vrenezi, pra për këtë të dytin pse nuk bëtë kërkime?”, iu drejtua Ristani drejtoreshës së Audit në Ministrinë e Financave.

Sipas saj, “përgjegjësia për konfliktin e interesit është marrë zyrtarisht nga personat e ngarkuar”. Për Vrenezin, tha ajo, nuk kishim ku të kërkonim.

E pyetur nga deputetët socialistë, Drejtoresha e auditimit në Ministrinë e Financave, Tatjana Elezi deklaroi se ka pasur shqetësime të shprehura zyrtarisht nga ekspertët e informatikës për sigurinë e sistemit dhe serverit që prej vitit 2011. “Gjatë auditimit grupi auditues ka nxjerrë shqetësimin për probleme me sistemin e serverit të tatimeve. Ka disa memo që janë dorëzuar për shqetësimet në vite me sistemin dhe ne i kemi përfshirë në dosje. Memot kanë nisur nga 2011, 2012 dhe deri në fund të 2013”.

Komisioni Hetimor parlamentar për ndërhyrjet në serverin e tatimeve ka nisur seancën dëgjimore me dëshmitarët që kanë informacion mbi këtë çështje.
 
Debatet në Komisionin Hetimor për “Serverin e Tatimeve”
 
Tatjana Elezi: Gjatë auditimit grupi auditues ka nxjerrë shqetesimin për probleme me sistemin e serverit të tatimeve. Ka disa memo që janë dorëzuar për shqetësimet në vite me sistemin dhe ne i kemi përfshirë në dosje. Memot kanë nisur nga 2011, 2012 dhe deri në fund të 2013.
 
Ervin Bushati: Pse nuk është ndërhyrë që atëherë kur ka pasur probleme? Memot janë bërë nga ish drejtuesit e IT për ish drejtorin dhe zv/drejtorin e tatimeve.
 
Tatjana Elezi:
Ne e mësuam tani nga audituesit që ka pasur shqetësime. Ka një memo të protokolluar nga drejtori i IT ku njoftohet se me datë 2 prill 2013 është sulmuar nga jashtë serveri dhe janë ndryshuar të dhënat. Serveri ka pasur probleme. Duhet të ishin marrë masa që më përpara.
 
Tatjana Elezi:
Ish drejtuesi i IT gjithmonë ka kërkuar përmirësim të infrastrukturës së serverit, të bëheshin investime se nuk ishte i sigurt. Kontraktuam ekspertë të jashtëm për auditin.
 
Helidon Bushati: Kush garanton që këta ekspertë të jashtëm nuk kanë marrë serverin dhe të dhenat? Pse u duhej të bënin kopje të të dhënave?
 
Tatjana Elezi: Mbajnë përgjegjësi personale audituesit për çdo shkelje.
 
Arben Ristani: Është në termat e kontratës që audituesit të kopjojnë të dhënat?
 
Tatjana Elezi: Sipas ligjit, audituesit mund të kërkojnë çdo të dhënë dhe të ruajnë sigurinë e tyre. Pra, kanë hapësirë të pakufizuar. Mbajnë përgjegjësi personale.
 
Helidon Bushati: A keni patur dijeni se dy persona auditues kanë qenë në konflikt interesi?
 
Tatjana Elezi: Kam kaluar mbi 70 dosje auditimi. Për Gjiknurin, registrimet në QKR rezultonin që vendimi për heqje dorë nga një interes privat ishte para auditimit. Për Vrenezin nuk e mbaj mend të jem shprehur. Nuk kishim asnjë të dhënë, as shoqëri e as NIPT.
 
Arben Ristani
: Rista, shefi i IT-së, ju ka thënë se këta janë në konflikt interesi. Për Gjiknurin keni bërë verifikime. Për Vrenezin, pra për këtë të dytin pse nuk bëtë kërkime?
 
Tatjana Elezi: Përgjegjësia për konfliktin e interesit është marrë zyrtarisht nga personat e ngarkuar. Për Vrenezin nuk kishim ku të kërkonim.
 
Vasilika Hysi: Respektoni rregulloren e komisioneve. Bëni pyetje, jo komente. Pse nuk kemi dokumentet që ka kolegu Bushati? Ju si kryetar i komisionit të verifikoni nëse dokumentet i kemi të gjithë të plota apo jo. Nuk i ka as Jorida me sa shoh.
 
Sherefedin Shehu: Rëndësi ka që dokumentet janë të sakta.
 
Arben Ristani: Dokumentet nuk qenkan fotokopjuar njësoj. Mund të jetë një veprim i qëllimshëm i Prokurorisë, duke mos na sjellë dokumentet të plota.
 
Blerina Gjylameti, Helidon Bushatit: Po flas unë, jo Vasilika. Kaq të dashuruar jeni me këtë?!

Redaksia Online
(Gre.M/Sqhitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!