Pas mbledhjes së kryesisë së PD mbrëmjen e djeshme e cila u shoqërua nga tensione mes anëtarëve Jemin Gjana dhe Valbona Mezinit, kryedemokrati përmes snjë postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se kjo forcë politike ka vetëm një kundërshtar që ai e cilëson si aleanca e krimit e përballë saj është aleanca e vlerave.
Ai thekson s e pas mbledhjes do të nis një proces analize me qëllim forcimin dhe përballjen me Edi Ramën
Postimi i Bashës
“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”
Një ditë më parë pas mbledhjes së kryesisë së PD Lulzim Basha ka qenë i ashpër me rebelët duke deklaruar se do të largohen jashtë ‘gardhit’ ata janë kundër vijës së partisë, ndërsa ka kërkuar bashkim kundër qeverisë së Edi Ramës.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com