Mbledhja e Prizrenit, Mrkić: Nuk
mësojmë askënd, Rama në Serbi

Mbledhja e Prizrenit, Mrkić: Nuk<br />mësojmë askënd, Rama në Serbi
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mund të vizitojë Serbinë në muajin shkurt si pjesë e një turneu që do të zhvillohet në rajon.

Vizita është bërë e ditur nga ministri i jashtëm serb Ivan Mrkić duke shtuar se nuk është saktësuar ende data se kur do të ndodhë kjo vizitë.

"Po negociojmë për datën e vizitës. Mirëpresim inisiaticën e Ramës të vizitojë Serbinë. Jemi gati ta takojmë dhe të flasim në lidhje me krijimin e marrëdhënieve më të mira të rajonit”- ka thënë Mrkiç për gazetën serbe “Politika”

 Ministri deklaroi se pjesë e axhendës së bisedimeve me kryeministrin shqiptar do të jetë bashkëpunimi bilateral sepse “dy shtetet kanë interes bashkëpunimi në sektorë si bujqësia, turizmi, transporti dhe arsimi”
 
NE SERBI SHQIPTARET GEZOJNE TE DREJTAT, NE SHQIPERI PAKICA SERBE NUK ESHTE PRANUAR
“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam trajtuar dhe vitin e kaluar kur isha në Tiranë.  e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane" ka thënë Mrkiç.

MBLEDHJA E PRIZRENIT, MRKIC: NUK I MESOJME ASKUJT CFARE DUHET TE BEJE
Mrkiç është pyetur dhe në lidhje dhe me mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive shqiptare në Prizren.

“Beogradi nuk do t’i mësojë askujt për mënyrën çfarë dhe si duhet të punojë por nënvizoi se për kufijtë është çështje e vetëdijshme."- thotë Tanjug.

Sipas tij Serbia ka tërhequr vëmendjen që nuk do të pranojë çdo gjë që është jashtë konventave ndërkombëtare dhe që është përtej fqinjësisë.

NESE RAMA VIZITON SERBINE DO JETE NGA 1946
Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit të Shqipërisë që nga viti 1946, kur ish-diktatori Enver Hoxha, zhvilloi një vizitë në Serbi. Vizita e kryeministrit Rama në Serbi, është paralajmëruar nëntorin e vitit 2013 nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili deklaroi në atë kohë se kreu i qeverisë shqiptare do të nënshkruajë gjatë vizitës atje, një marrëveshje ekonomike. Ministri Bushati bëri me dije se kjo vizitë do të përcaktojë dhe bashkëpunimin e mëtejeshëm mes 2 vendeve, si dhe do të diskutohen projektet kryesore në turizëm, bujqësi dhe energjetikë.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030