Ka përfunduar mbledhja dy ditore informale e qeverisë së re në Velipojë. 

E kthyer tashmë në traditë, pas takimit të javës së kaluar në Llogara, në fokus të mbledhjes së Velipojës ishte programi i qeverisë.

Fokusi është vënë te disa nga projektet strategjike të kabinetit katër vjeçarin e ardhshëm. 

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi e cila ndoqi nga afër mbledhjen e qeverisë raportoi nga Velipoja se kryeministri dhe të gjithë ministrat janë larguar nga kompleksi ku përgjatë dy ditëve u mbajt mbledhja e kabinetit të ri qeveritar.

Rama në Twitter: Në 2019, rritje ekonomike 5%
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Twitter pas takimit të dytë informal të qeverisë në Velipojë. 

Kreu i qeverisë shkruan se tashmë është ghati për të nisur rrugën e re me objektiv rritjen ekonomike mbi 5% në 2019. 

Rama shkruan: "Gati për të nisur rrugën e re.Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin.Fuqizim i shërbimeve.Rritje ekonomike mbi 5% në 2019".
rama twitter