TIRANË - Qeveria shqiptare nuk do të zhvillojë mbledhje të përbashkët vetëm me kabinetin Thaçi. Edhe Shkupi zyrtar është shprehur i gatshëm për mbledhje të përbashkëta të qeverive me Kosovën dhe Shqipërinë.

Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha është shprehur për Zhurnal, se seancat e përbashkëta të qeverive janë në përgatitje e sipër. Sipas tij nuk ka asnjë pengesë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta, ndërsa tashmë janë krijuar kushtet, duke marrë parasysh faktin se të dyja shtetet ishin në process zgjedhor. Qeveria e Shkupit zyrtar është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës për të caktuar datën dhe temat e diskutimit.

Sakaq, sipas mediave kosovare, mbledhja do të mbahet në javën e dytë të janarit dhe përveç nje strategjie te perbashket per bashkepunimin konkret mes Shqiperise dhe Kosoves ne shume fusha, ne mbledhjen e pare te kabinetit Rama dhe Thaçi qe do te mbahet ne Prizren, do te percaktohet edhe nje fond i perbashket per Luginen e Presheves ne Serbi.

Projektet e deklaruara per keto fonde jane ngritja e nje materniteti dhe nje shkolle atje, premtime te bera edhe gjate fushates elektorale nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fondi qe eshte i pari qe qeverite shqiptare japin per luginen e Presheves eshte mirepritur me reagime entuziaste nga drejtuesit lokale te Presheves. Ai eshte konsideruar prej tyre i vonuar, por i mireseardhur, duke kerkuar qe ai te jete i rregullt.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro-integrimin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)