Mbledhja e qeverive, Rama pret
Zaev, Balliu i PD proteston/FOTO

Mbledhja e qeverive, Rama pret<br />Zaev, Balliu i PD proteston/FOTO<br>
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pogradec homologun maqedonas, Zoran Zaev në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve që pritet të zhvillohet pas pak minutash. 

Teksa Rama dhe Zaev po zhvillonin takimin, jashtë ndërtesës protestohej nga një grup qytetarësh. Me pankarta në duar ku shkruhej "Qeveri e drogës", "Jepi fonde Pogradecit" dhe me foto të Klemend Balilit, Moisi Habilajt dhe Saimir Tahirit të cilat shoqëroheshin me mbishkrimin "Policia që duam", e me thirrje kundër qeverisë, qytetarët qëndruan për disa minuta përpara ndërtesës ku po zhvillohej takimi. I pranishëm mes protestuesve ishte edhe deputeti i PD, Klevis Balliu. Ai tha se jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar