Mbledhja e qeverive Shqipëri -
Kosovë bëhet javën e ardhshme

Mbledhja e qeverive Shqipëri -<br />Kosovë bëhet javën e ardhshme
PRISHTINE - Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës do të zhvillojnë javën tjetër mbledhjen e parë të përbashkët mes tyre. Mbledhja do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, ndërsa e veçanta e këtij takimi do të jetë formimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, për të cilin Rama foli në konferencën e fundvitit.
 
Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet javën e dytë të janarit, por nuk ka përmendur asgjë rreth fondit për Preshevën.
 
Krijimi i këtij fondi është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë dhe për analistët kosovarë e shqiptarë shihet si një “kundërpërgjigje” e fondit serb në Kosovë.
 
Për kryetarin e Asamblesë Komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili njëherësh është edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, krijimi i këtij fondi është i vonuar por i mirëseardhur. “Më mirë vonë se hiç”, deklaroi Musliu, sipas të cilit, “Ky fond mos të jetë vetëm për një vit por të ketë jetëgjatësi”.
 
Se sa do të jetë fondi që secila prej Qeverive shqiptare do të përcaktojë për tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mesohet se do të  përcaktohet në mbledhjen e Prizrenit.
 
Projektet e deklaruara për këto fonde janë ngritja e një materniteti dhe një shkolle atje, premtime të bëra edhe gjatë fushatës elektorale nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
 
Fondi që është i pari që qeveritë shqiptare japin për Luginën e Preshevës është mirëpritur me reagime entuziaste nga drejtuesit lokal të Preshevës. Ai është konsideruar prej tyre i vonuar, por i mirëseardhur, duke kërkuar që ai të jetë i rregullt.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit