SHËN PETËRBURG - Platforma për ekonominë Botërore, u transformua në një debat për Sirinë, në këto dy ditë, presidenti amerikan Barack Obama duhet të bëjë punë bindëse, për të afruar edhe ndërkombëtarët, për të qenë pro sulmeve në Siri.

Sapo ka mbërritur në Rusi, presidentit amerikan Obama, i janë dashur vetëm 15 sekonda për të thyer akullin gjatë një shtrëngim duarsh, buzëqeshje dhe shkëmbim batutash me presidentin rusm Vladimir Putin.

Ditën e enjte, presidenti Barack Obama, pas mbërritjes së tij në Shën Petërburg, për të marrë pjesë në Summit-in e G20, takimin e parë bilateral e pati me presidetin japonez Abe, ku bashkëbiseduan gjatë ceremonisë së hapjes së punëve të Samitit.

Gjatë darkës së leader-ve, u diskutua edhe për krizë në Siri, dikutim i cili u mbyll, pa asnjë konkluzion konkret. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca mbeten të vetmet shtete, të cilët kanë ende bindjen se është e nevojshme një ndërhyrje ushtarake në Siri, për të vijuar me një zgjidhje politike, ndërsa vendet e tjerë, duke filluar nga vendet europiane, favorizojnë një negociatë dhe rrugën e dialogut.

Sipas Tgcom-it, atmosferën e krijuar në G20-të dhe rrjedhjen e këtyre ngjarjeve e konfirmoi kryeministri Italian Enrico Letta në përfundim të ditës, i cili në një mesazh në profilin e tij, në rrjetin social tëitter, kishte shkruar se pas përfundimit të darkës, ishte vërtetuar edhe njëherë një ndarje idesh, përsa përket çështjes siriane.
 
Redaksia online
(eb/sg/shqiptarja.com)