TIRANË - Mbledhja e qeverisë në Dajt, veç ministrave të kabinetit, ka pasur të pranishme edhe drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, për Europën Juglindore, Ellen Goldstein. Gjatë diskutimeve, kjo e fundit i ka rekomanduar qeverisë masat që duhet të merren me qëllim ndalimin e futjes së ekonomisë shqiptare në kolaps.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shkruar në profilin e tij në Facebook, në lidhje me mbledhjen, duke publikuar edhe një set fotografish nga atmosfera e krijuar.
“Një e shtunë e gjatë diskutimesh për mirëqeverisjen, rezultatet dhe problemet që duhet të zgjidhim në rrugëndërtimin e një procesi qeverisës me vlera të vërteta evropiane”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Për kryeministrin Rama, “arritjet e deritanishme janë arsye për të qenë optimistë për rrugën në vazhdim dhe problemet e mëdha që kemi barrën të zgjidhim janë arsye të mjaftueshme për të qenë realistë në përcaktimin e hapave për t'u ndërmarrë në çdo sektor”.
“Kjo është skuadra më e mirë qeverisëse që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe si asnjëherë më parë qeveria e këtij vendi punon si një skuadër me vëmendjen më të madhe ndaj njerëzve e me vetëdijen më të plotë për mandatin që njerëzit na kanë dhënë”, përfundon shënimin e tij, kryeministri Rama në Facebook.
E duke ju kthyer mbledhjes së zhvilluar në Dajt, drejtoresha e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, ka folur për 13 sektorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë. Sipas saj, problemi i madh dhe kryesor që duhet të zgjidhet në mënyrë të shpejtë është bllokimi i rritjes së kredive të këqija. Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për reforma të reja në fushën e pensioneve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26