TIRANË - Ka zgjatur pak minuta mbledhja e grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Deputetët kanë ndarë detyrat dhe kanë marrë porositë për seancën e së enjtes. Ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre mungonin për shkak të angazhimit paralel në komisionin e Ligjeve.
 
Por pas një kohe të gjatë mungesë, mbledhjes së grupit socialist iu bashkua deputeti Ben Blushi.
 
Edhe kryetari i PS-së Edi Rama, nuk ishte në mbledhje për shkak të axhendës së tij. Të martën ai do të jetë në Kinë për një vizitë zyrtare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)