Mbledhje të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i pari në Tiranë brenda 2020-ës

Mbledhje të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i pari në Tiranë brenda 2020-ës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlić-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës. 

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët. 

Kryediplomati informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit. 

“Kjo nismë do t'i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti.” - theksoi Cakaj në përmbyllje të statusit të tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht