Amerika Latine - Ministrat e jashtëm dhe të tregtisë nga Meksika, Kolumbia, Peruja dhe Kili përfunduan bisedimet në Kankun me qëllim heqjen e tarifave doganore për të gjithë shtetet e Amerikës Latine.
Duke iu drejtuar mediave, Ministri i Jashtëm i Kilit , Alfredo Moreno Charme tha se marrëveshja ambicioze do të bashkojë ekonomitë me rritje të shpejtë në rajon. Anëtarët e grupit të “Aleancës së Paqësorit” kanë si qëllim për të promovuar politikat e tregut të lirë, për të nxitur rritjen dhe për tërhequr më shumë investime të huaja.
Ndërkohë ministrja e Jashtëm kolumbiane, Maria Angela Holguin mohoi se “Aleanca e Paqësorit” ishte një rivale për blloqet e tjera rajonale të tilla si “ALBA” (Bolivarian Alliance for the Peoples of Our America) një grup i udhëhequr nga Venezuela.
Të katër vendet latine kanë një popullsi prej më shumë se 210 milionë dhe prodhimi i brendshëm bruto është më shumë se një e treta e PBB-së në kontinentin e Amerikës Latine.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com