Mblidhet grupi ndërinstitucional
për regjistrin kombëtar të adresave

Grupi ndërinstitucional i punës për projektin e “Ndërtimit të regjistrit kombëtar të adresave”, drejtuar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa miratoi modelin e adresës për individin (brenda dhe jashtë vendit) dhe të biznesit, model i cili reflekton dhe ndryshimet nga reforma territoriale-administrative.
 
Zv/ministri Çipa në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse u shpreh se projekti do të kalojë në fazat duke respektuar afatet kohore.
 
Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar fazën e parë të projektit si dhe ka nisur ndryshimet e nevojshme në paketën aktuale ligjore që do të dërgohen për mendim së shpejti.
 
Ndër çështjet që u ra dakord në takimin e grupit ndëristitucional të punës për mbarëvajtjen e projektit ishte vënia në dispozicion në një kohë sa më të shkurtër të informacionit të plotë e të përditësuar, pas mbylljes së fazës së parë, në veçanti ortofotot 2015 dhe kufijtë administrativë të njësive të qeverisjes vendore dhe administrative.
 
Më pas, projekti “Identifikimi dhe popullimi i adresës për çdo shtetas (derë më derë) në terren” do të vijojë me përgatitjen e propozimeve të nevojshme për përmirësim në paketën nënligjore dhe udhëzuese të rregullave të punës për aktorët e përfshirë në këtë proces.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025