Mblidhet insituti për gratë në politikat e sigurisë, Yuri Kim: Institucionet e sigurta, të nevojshme për sundimin e ligjit

3 janë prioritetet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe ambasadës së tyre në Shqipëri; Demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Kështu ka bërë me dije ambasadorja amerikanë Yuri Kim gjatë një konference në institutit për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare

“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të treja këto përparësi. Institucionet e sigurta dhe demokratike janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja”, tha ambasadorja.

Ambasdorja Kim dha mbështetjen e saj dhe të Shteteve të Bashkuara për një kontribut edhe më të madh të grave dhe vajzave në rajon. Teksa ka nxitur iniciativat e grave në politikë, biznes dhe në fushën e sigurisë, Kim garantoi për mbështetje të pakursyer nga ambasada amerikane dhe nga Shtetet e Bashkuara.

“Ju përfaqësoni institucione të ndryshme publike dhe private në Shqipëri dhe Kosovë, secila prej jush ka perspektiva të vlefshme për të ndarë. Europa dhe bota ka nevojë për perspektiva rajonale, por dhe kontributin tuaj”, përfundoi Yuri Kim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)