Në kryesinë e Kuvendit ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit ku kryefjalë është reforma në Drejtësi dhe miratimi i saj të enjten ne Kuvend. Në mbledhje marin pjesë ambasadorët e BE, Gjermanisë e Hollandës.Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se beson në miratimin e reformës dhe se 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re.
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë theksuar rëndësinë e miratimit të reformës, si një moment kyç për integrimin e vendit.
Ora 13:00 Vlahutin: 22 korriku një betejë e re
Nga ana tjetër Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se beson në miratimin e reformës dhe se 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re.
"Kam besim se reforma do te votohet të enjten më 21 korrik. Duhet t’i përfaqësoni denjësisht qytetarët që ju kanë zgjedhur. 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re. Zbatimi i reformës në drejtësi do kërkojë durim dhe përpjekje.Pas gati dy vitesh punë del se problemi i vetëm është roli i ndërkombëtarëve."-tha Vlahutin
Ora 12:30 Bumçi: Marrëveshja u arrit por në mëngjes u prish
Me tone mjaft të ashpra deputeti Aldo Bumçi ka folur për diskutimet e ekspertëve mbrëmjen e djeshme, sa i takon zgjidhjes së çështjeve të reformës. Sipas Bumçit, marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme, por u prish vetëm pak minuta më vonë.
“Marrëveshja mbrëmë u arrit. Ta marrin vesh këtë të gjithë shqiptarët. Dhe madje këta kanë ngrenë teksa ishin diskutuar. E pak më vonë, në orën dy të natës u prish. Kush është ai njeri që ka interes në prishjen e saj. Ai njeri që në bilancin e tij politik në tre vite, nuk ka asgjë”, tha Bumçi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com