Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Mazi: Shqipëria ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare! Hajdari: Kemi bërë hapa pas! (VIDEO-LIVE)

TIRANË- Në raportimin për punën e bërë, Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në ka bërë me dije se vendi ynë ka plotësuar kushtet për uljen në konferencën ndërqeveritare. Ai tha se Gjykata Kushtetuese, reforma Zgjedhore, ngritja e SPAK dhe BKH, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë plotësuar, megjithatë puna nuk duhet të ndalet, pasi sipas tij “topi është në fushën e Shqipërisë dhe jo të BE-së”.  

Mirëpo, në ndryshim nga Mazi, Rudina Hajdari në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se vendi ka bërë hapa pas rrugën drejt Bashkimit Europian. Ajo solli në vëmendje përgjimet e anti-mafias italiane, sipas së cilët kur këto politikanë të vihen para drejtësisë atëherë Shqipëria do të ketë një vend në BE. Hajdari shtoi se ekziston frika se krimi do të kapë zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo deklaratë u cilësua nga deputetja e mazhorancës, e cila vjen si përfaqësuese e Kuvendit, Vasilika Hysi si e papërshtatshme për t’u thënë në Këshill, por shtoi se mund ta mirëkuptonte për shkak të mungesës së eksperiencës. Një gjë e tillë u pa si ofendim nga ana e Hajdarit e cila iu përgjigj me një gjuhë të ashpër, duke thënë se “detyrës si kryetare të këtij Komisioni e bën siç ajo ka zgjedhur”.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria dhe Kuvendi do të vijojnë me reformat, jo sepse janë kushte nga BE, por sepse është një borxh ndaj qytetarëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Debat në Këshillin e Integrimit/ Hysi për Hajdarin: Mund ta kesh nga mungesa e eksperiencës! Deputetja: Mos më ofendo

Në mbledhjen e Këshilli Kombëtar të Integrimit ka pasur një përplasje verbale mes kryetares Rudina Hajdari dhe deputetes Vasilika Hysi, si përfaqësuese e Kuvendit. E gjitha vjen pas deklaratës së Hajdari se Shqipëria ka bërë hapa pas në procesin e integrimit në BE. Kjo deklaratë për Hysin nuk ishte aspak e drejtë e bërë në këtë Këshill. 

“Ky Këshill duhet të mbajë atë profil përtej interesave partiake. Ndoshta duke qenë deputete e ere, nuk është e familjarizuar me rolin dhe detyrat që ka ky këshill, por kjo nuk do të thotë që duhet abuzuar me këtë Këshill”, tha Hysi.

Një deklaratë e tillë, u mor si ofendim nga ana e Hajdarit.

“Vlerësoj eksperiencë, por kjo nuk do të thotë që një eksperienca e gjatë ka rezultate. E rëndësishme është që të mos ofendojmë, dhe ju më ofenduat për mungesë eksperiencë. Kështu kam zgjedhur unë që ta bëj roli tim, i dëgjoj të gjitha, i mirëpres të gjitha komentet, qoftë edhe ato ofenduese”, tha Hajdari.

Ora 12:48
Mazi: Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE-së! Të arrihet konsensusi mes palëve politike

“Për integrimin në BE, topi është në fushën tonë”, thotë Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-së, duke vënë theksin te një konsensus dhe komunikim mes palëve politike në Shqipëri.

“Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij siemtri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres.

Të vazhdohet sjellja europianë ne politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme.

Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra po integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër besoj se do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi.

Ora 12:40
Kryenegociatori Zef Mazi: Shqipëria ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në ka raportuar për punën e Shqipërisë për integrimin e vendin në këtë Union. Ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura përpara konferencës së parë qeveritare.

“Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,

Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së”, tha Mazi.

Ora 12:27
Përgjimet e anti-mafias për Ndrangheta / Hajdari: Vendi do integrohet në BE, kur të dalin para drejtësisë politikanët! Frikë se krimi do kapë zgjedhjet

Dalja e përgjimeve nga anti-mafia italiane për Ndrangheta, për Rudina Hajdarin ndikojnë në mënyrë negative në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e sa në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Hajdari tha se vetëm kur të çohen përpara këta politikanë të lidhur me mafia, atëherë vendi do të integrohet në BE.

“Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realist. Procesi mbart një interes të lart kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje sidomos nga ana e SPAK përgjimet e fundit që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptove që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze, ku përflitet për shumë persona të implikua Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive dhe e quajnë sikur bëhet për shkak të fushatës, kjo nuk është e drejtë. Janë një problem i lartë, sidomos kur bëhet fjalë koncesione, Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së. Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE, ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona se pa ndëshkimin e tyre ne do e ushqejmë këtë lloj mënyrë dhe ta harroni se integrimi i BE nuk do ecë përpara dhe kjo nuk është në faj të vendeve të BE, apo të shkak të pandemisë, qeveria aktuale ka përgjegjësinë kryesore. Kam frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhje dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk është fushatë, kjo është një thirrje apeluese për të bërë atë që është e drejtë për këtë vend, që në momentin që dalin përgjime të tilla.

Ora 12:25
Mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Balla: Plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse i kërkon BE

1611573139_Rudina.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria dhe Kuvendi do të vijojnë me reformat, jo sepse janë kushte nga BE, por sepse është një borxh ndaj qytetarëve.

"I nderuar Z. Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian ,
Të nderuar anëtarë e të ftuar të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Më lejoni ta nis fjalën time në këtë mbledhje të parë të KKIE për 2021 me një falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në Planin e masave për punën e tyre në përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian. Siç mund të evidentohet qartazi edhe nga informacioni që do të prezantojë vetë Kryenegociatori është bërë një punë e rëndësishme për të plotësuar çdo përparësi të lënë nga Këshilli, pavarësisht shtyrjes për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare e cila për fat të keq ndodhi për arsye që shkojnë përtej nesh.
Megjithatë dua të theksoj se pavarësisht shtyrjes që po i bëhet në vazhdimësi këtij procesi, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse BE po i kërkon ato, por sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë të cilët në totalitetin e tyre, rreth 98%, mbështesin proceset integruese të vendit. Madje pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit.

Për këtë qëllim nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje pas në rrugën e reformave ku Reforma në drejtësi do të vijojë të mbetet prioritet.
Në lidhje me kryereformën, jam krenar të nënvizoj faktin se Kuvendi i Shqipërisë në zbatim të detyrimit Kushtetues të përcaktuar në nenin 125 të Kushtetutës, në seancën e datës 17.12.2020, votoi dhe zgjodhi anëtarin e 3-të të Gjykatës Kushtetuese duke mundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm dhe me padyshim plotësimin e një kriteri të lënë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Edhe Reforma zgjedhore gjithashtu nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes në këtë fjalë të shkurtër. Amendamentet e miratuara të Kodit Zgjedhor në 5 tetor 2020 ashtu siç e theksuam në krye të herës mbi nevojshmërinë e tyre morën edhe çertifikimin e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR. Aspekt i cili zhbën çdo diskutim non sens mbi këtë temë.

Me rëndësi janë edhe 7 ligjet që u miratuan në sesionin e kaluar parlamentar me qëllim harmonizimin e legjislacionit në fuqi me ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor si:
1. Ligji 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”;

2. Ligji 147/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë “, i ndryshuar ;

3. Ligji 150/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”;

4. Ligji 149/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9612016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë “, i ndryshuar “;
5. Ligji 135/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar” ;

6. Ligji 148/2020 “ Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;

7. Ligji 133/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.108/2014, “Për policinë e shtetit”,të ndryshuar”;

Të nderuar pjesëmarrës,
Jo pa qëllim ky takim mbi monitorimin e ecurisë në realizimin e përparësive të lëna nga Këshilli i BE-së zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Sa here me jepet mundesia ne kete Keshill,do vazhdoj ta nenvizoj faktin se në një moment historik në të cilin ndodhet vendi, Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon të kontrolluesit dhe të monitoruesit të institucioneve të tjera për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit.
Përpos kësaj, Kuvendi prej vitesh ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit, dhe KKIE është një shprehje kuptimplotë e këtij roli. Inkurajoj që në këtë fazë sa historike po aq edhe sfiduese edhe delikate për vendin të vazhdojmë zhvillimin e takimeve intensive në kuadër të KKIE apo edhe të Komisionit të Integrimit Evropian qe drejtohet po ashtu nga zonja Hajdari, për të përmbushur detyrimin tonë ligjor në raport me procesin e integrimit.

Në lidhje me përparësitë ato do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të axhendës së punës së Qeverisë dhe të Kuvendit ku unë jam përfaqësues në mënyrë që të paktën nga ana jonë të mos ketë pengesa të qenësishme për të ecur përpara në procesin e integrimit Evropian", tha Balla. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar